• e enjte, 26 dhjetor 2024

Debat i Komisionit për ndryshimet e Ligjit për shërbime postare

Debat i Komisionit për ndryshimet e Ligjit për shërbime postare

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për transport, lidhje dhe ekologji do të mbajë seancë, ku në rend të ditës me procedurë të shkurtuar është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare, të propozuar nga deputetët Atnan Neziri dhe Abdulla Saliu.

Siç qëndron në elaborimin e Kuvendit, me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare bëhet anulimi i afatit për liberalizimin e shërbimeve postare.

"Qëllimi i Propozimit të ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare është të sigurohet periudha për harmonizimin e punës së Postave të Maqedonisë së Veriut, në pajtim me nevojat, të cilat do të dalin nga liberalizimi i shërbimeve postare", thuhet në elaborimin e Propozim-ligjit.

Me Propozim ligjin jepet afat, mundësi që operatori kombëtar të ketë të drejtë ekskluzive të sigurojë shërbime të rezervuara postare deri më 31 dhjetor të vitit 2024.

Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare është në rend të ditës edhe të Komisionit ligjdhënës juridik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR