• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dashtevski: Votimi kaloi qetë, jehona në diasporë deri në ora 17 rreth 50 për qind

Dashtevski: Votimi kaloi qetë, jehona në diasporë deri në ora 17 rreth 50 për qind

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, sonte në mbrëmje ka njoftuar se ka kaluar e qetë dita e sotme e zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale, në të cilën kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në arrest, në azilet e pleqve dhe qytetarët tanë jashtë vendit. Informoi se kanë pasur vështirësi në disa zona malore për shkak të reshjeve të borës.

"Dita e votimit sot kaloi e qetë. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Në disa zona malore kishte disa vështirësi sepse askush nuk e priste që sot do të ishte një ditë kaq e keqe, se do të ishte kaq ftohtë, shi, pastaj në zonat malore dhe borë. Por të gjitha vendet u hapën dhe të gjitha këto kategori që duhej të votonin sot votuan", theksoi Dashtevski në paraqitjen e sontme në TV Sitel.

Dashtevski informoi se deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 6.953 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Thrksoi se në SHNP kanë votuar 2.147 persona dhe në qendra të posaçme për përkujdesje jashtëfamiljare 534 persona. Ai theksoi se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar dy persona të zhvendosur.

Dashtevski informoi se deri në orën 17 dalja e qytetarëve tanë në diasporë është më shumë se 50 për qind.

"Më shumë se 50 për qind, le të themi përafërsisht, kanë votuar. Tashmë në orën 19:00 ka mbaruar votimi gjithandej, sepse bëhet fjalë për një numër të vogël votuesish që kanë votuar në ato vende, në diasporë ka pasur 12 vende, si për shembill në Dubai, Pekin etj. 12 votues që votuan. Në Vjenë kanë votuar 123 persona, 93 në Bruksel, 22 në Sofje, 87 në Zagreb, 260 në Berlin. Në Gjermani kanë votuar pothuajse të gjithë sepse votimi bëhet në Berlin, Bon, Munih, që do të thotë tre vende ku votuesit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa janë regjistruar përafërsisht 570 - 580 votues, ku më së shumti e kanë realizuar të drejtën e tyre", tha Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së theksoi se pas zgjedhjeve në këtë vend duhet të shqyrtohet çështja e ndryshimit të sistemit të votimit në diasporë.

"Pas zgjedhjeve duhet të mendojmë për ndryshimin e atij sistemi për diasporën, sepse edhe ata duhet të kenë një përfaqësues, por shohim që në këtë mënyrë për disa cikle jo vetëm që nuk e bëjnë dot, por nuk realizohet as votimi, e jo më të flasim për zgjedhjet presidenciale ku janë regjistruar rreth 2.400, e jo më të flasim për zgjedhje parlamentare ku nuk do të ketë as votim sepse nuk janë regjistruar votues të mjaftueshëm. Kështu që, shteti shpenzon shumë para dhe nuk ka asnjë përfitim apo rezultat nga votimi në diasporë...", deklaroi Dashtevski.

Ai theksoi se të gjitha aktivitetet për nesër që ishin paraparë në orar kanë përfunduar. Ai pret që nesër të përfundojë me sukses dita e votimit. Sa i përket KSHZ-së, theksoi ai, gjithçka është e organizuar në nivelin më të lartë.

Dashtevski u dërgoi mesazh pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të respektojnë rregullat e Kodit që e kanë nënshkruar dhe që zgjedhjet të jenë të rregullta, të lira, të drejta dhe demokratike, se nuk ka gjuhë urrejtjeje dhe diskriminim të çfarëdo lloji dhe të mos ketë diskriminim të veçantë ndaj grave. Ai u bën apel të gjithë qytetarëve që nesër të dalin dhe të ushtrojnë në mënyrë dinjitoze të drejtën e votës, të garantuar me Kushtetutë. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR