• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Cana për MIA-n: Personi i dytë me li të majmunit ende nuk është paraqitur për ekzaminim në Klinikën për Sëmundje Infektive

Cana për MIA-n: Personi i dytë me li të majmunit ende nuk është paraqitur për ekzaminim në Klinikën për Sëmundje Infektive

Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Personi i dytë me li të majmunit në shtet ende nuk është paraqitur për ekzaminim në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, konfirmoi sot për MIA-n drejtori Fadil Cana.

Ai tha se nuk është regjistruar rast i ri të lisë së majmunit në shtet. 

Komisioni për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet e konfirmuara të lisë së majmunit, në mbledhjen e djeshme miratoi një rekomandim për vetëizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për dy personat e infektuar.

"Po ndiqet  gjendja e personave që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të sëmurët dhe nëse shfaqin simptoma, të njëjtit do të testohen për këtë sëmundje në Institutin e Shëndetit Publik. Komisioni u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e higjienës për mbrojtjen personale nga sëmundjet infektive dhe, në rast të ndonjë simptome të kësaj sëmundjeje, të kontaktojnë mjekun e tyre familjar. Në të njëjtën kohë,te mjekët familjarë do të shpërndhet  informacioni në lidhje me rrugën e zhvilluar për ekzaminimin, testimin dhe kujdesin e pacientëve",  ishte theksuar në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 Sipas epidemiologut Dragan Danillovski, kjo sëmundje virale nuk transmetohet lehtë dhe rreziku i një epidemie është i ulët.

 "Lija e majmunit është një sëmundje virale e shkaktuar nga virusi monkeypox, i cili bën pjesë në të njëjtën familje si virusi i lisë së vogël (variola vera). Simptomat zakonisht përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shpine, zmadhim të gjëndrave limfatike, lodhje, skuqje të lëkurës që mund të shfaqet në fytyrë, duar, këmbë, zonën gjenitale ose pjesë të tjera të trupit, periudhë inkubacioni nga 6 deri në 13 ditë, por mund të ndryshojë nga 5 deri në 21 ditë. Sëmundja zgjat nga 2 deri në 4 javë dhe në shumicën e rasteve zgjidhet pa nevojën për trajtim specifik. Megjithatë, tek njerëzit me imunitet të dobësuar, fëmijët dhe gratë shtatzëna, mund të zhvillohen komplikime më serioze", shkruan Danillovski në profilin e tij në Fejsbuk.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR