Bozhinovska dhe Mucunski në Uashington në nënshkrimin e marrëveshjes për mbështetje për kërkimin e mineraleve kritike me vlerë 5 milionë dollarë
- Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në selinë e U.S. International Development Finance Corporation (DFC) në Uashington morën pjesën në nënshkrimin e një marrëveshjeje për mbështetje financiare në shumën prej 5 milionë dollarësh, e destinuar për kërkimin e mineraleve kritike në Maqedoni.
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në selinë e U.S. International Development Finance Corporation (DFC) në Uashington morën pjesën në nënshkrimin e një marrëveshjeje për mbështetje financiare në shumën prej 5 milionë dollarësh, e destinuar për kërkimin e mineraleve kritike në Maqedoni.
Marrëveshja, siç informuan nga kabineti i Bozhinovskës, u nënshkrua nga Konor Koleman, drejtues i investimeve në DFC, dhe Nik Jovanovski, drejtor ekzekutiv i "Pela Global Limited".

"Mbështetja financiare përbën një hap konkret drejt zhvillimit të potencialit të mineraleve kritike, si një segment i rëndësishëm i politikave moderne energjetike dhe industriale. Me këtë marrëveshje hapen mundësi për investime të mëtejshme, kërkime dhe zhvillim teknologjik, në përputhje me trendet globale për sigurimin e burimeve alternative të lëndëve të para kritike", theksohet në kumtesën e Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale.

Ngjarja u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më parë u mbajt një takim bilateral me drejtuesit e DFC-së, ku u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve konkrete.

"Ky hap përbën një sinjal të rëndësishëm për interesin e shtuar në investime në sektorin e mineraleve kritike në Maqedoni dhe konfirmon më tej bashkëpunimin strategjik me SHBA-të në fushën e energjisë dhe resurseve", thuhet në kumtesën e MEMBM-së. ls/
Foto: Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale