• e premte, 25 tetor 2024

Borrell dhe KE-ja i kanë përshëndetur rezultatet nga zgjedhjet dhe referendumi në Moldavi

Borrell dhe KE-ja i kanë  përshëndetur rezultatet nga zgjedhjet dhe referendumi në Moldavi

Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Zhozep Borrell dhe Komisioni Evropian sot i kanë përshëndetur rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, si dhe referendumin kushtetues për vazhdimin e rrugës së republikës së mëparshme sovjetike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në komunikatën e shërbimit diplomatik të BE (EEAS) theksohet se "Rusia dhe autoritetet e saj janë përpjekur në mënyrë aktive që ta minojnë procesin demokratik dhe zgjedhor në Moldavi".

"Pa marrë parasysh këtë i lavdërojmë autoritetet moldave për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe referendumit kushtetues", shtohet në komunikatë.

Vihet re gjithashtu se dy proceset e votimit, "sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve të Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), ishin të organizuara mirë" dhe se "kandidatët kishin fushata të lira në një mjeds të ngarkuar me frikën e ndërhyrjes së paligjshme të huaj dhe përpjekjeve aktive të dezinformimit”.

Borrell dhe Komisioni Evropian i kanë përshëndetur në mënyrë të veçantë rezultatet nga referendumi kushtetues, në të cilin, siç theksohet "populli moldav ka shprehur dëshirë që ta lidhë të ardhmen me Bashkimin Evropian". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR