• e martë, 20 gusht 2024

Borell: Putini është përgjegjës për vdekjen e Aleksej Navalnit

Borell: Putini është përgjegjës për vdekjen e Aleksej Navalnit

Bruksel, 19 gusht 2024 (MIA) - Përgjegjësinë kryesore për vdekjen e liderit opozitar kryesor rus Aleksej Navalni e mbajnë presidenti rus Vlladimir Putin dhe autoritetet të cilët e arrestuan, deklaroi sot komisari i lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borell.

Në kumtesën që e publikoi Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAC), me rastin e shënimit katër vjet nga helmimi i opozitarit rus me agjens nervor, Borell deklaroi se Rusia duhet të sigurojë bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin për përpjekjen e atentatit.

"Përpjekja për atentatin, pastaj edhe kthimi i Navallnit në Rusi,  e përshpejtoi spiralën e masave të motivuara politike kundër tij, që çoi në vdekjen e tij të parakohshme dhe ende të pasqaruar në koloninë ndëshkuese me sigurim të lartë në shkurt të këtij viti", citohet në kumtesë.

Ai shtoi se BE-ja "nuk do të kursejë përpjekjet t'u bëjë thirrje për përgjegjësi udhëheqësisë politike ruse dhe autoriteteve për veprimin ndaj Aleksej Navallnit dhe të burgosurve tjerë politik", duke përkujtuar se pas helmimit në vitin 2020, dhe më 22 mars të këtij viti, BE-ja vendosi sanksione për personat përgjegjës për ato vepra. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR