• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bogoev - Kvanjang Ko: Fillon realizimi i grantit prej 4.8 milionë dollarësh

Bogoev - Kvanjang Ko: Fillon realizimi i grantit prej 4.8 milionë dollarësh

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA)- Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve doganore të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko realizuan takim në selinë e Doganës koreane në Seul ku paralajmëruan fillim të realizimit të grantit prej 4,8 milionë dollarë për zhvillimin dhe implementimin e sistemit për menaxhimin e rreziqeve...

Bogoev, siç njoftoi Drejtoria doganore është për vizitë pune dyditore të Shërbimeve doganore në Republikën e Koresë, që realizohet në kuadër të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim.

"Implementimi në këtë sistem do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit në drejtorinë Doganore, dmth të mbledhim më shumë para në buxhet, të bëhemi partnerë në biznes të përbashkët dhe të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që përsëri sjellë më shumë të ardhura në buxhet", theksoi Bogoevi.  

Vendimi për ndarjen e grantit, siç thuhet në komunikatë, vijon pas analizës trevjeçare e Doganës së Maqedonisë së Veriut pas së cilës u vendos që si lider në rajon, granti duhet t'i ndahet pikërisht Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, drejtori i përgjithshëm Kvanjang Ko përshëndeti përpjekjet e Doganës së Maqedonisë për të rritur efektivitetin e institucionit dhe krijimin e kushteve për konkurrencë më të madhe të ekonomisë së vendit.

Gjatë ditës së nesërme do nënshkruhet memorandum për bashkëpunim që do hapë mundësi të reja për mbështetje financiare. ss/

Foto: Drejtoria doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR