• e premte, 22 nëntor 2024

Blumberg: Bajdeni planifikon të shlyejë 4,65 miliadrë dollarë nga borxhi ukrainas

Blumberg: Bajdeni planifikon të shlyejë 4,65 miliadrë dollarë nga borxhi ukrainas

Uashington, 21 nëntor 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan në largim, Xho Bajden e informoi Kongresin se planifikon ta shlyejë borxhin e Ukrainës me vlerë 4,65 miliardë dollarë, njoftoi Blumberg.

"Me shlyerjen e borxhit i ndihmohet Ukrainës që të fitojë në luftën kundër Rusisë, që është në interes kombëtar të SHBA-së dhe partnerëve të tyre nga BE-ja, G7 plus dhe NATO", thuhet në letrën e Departamentit të Shtetit, të dërguar deri te Kongresi më 18 nëntor.

"Shlyerja e një pjese të borxhit të Ukrainës ka hasur në kritika nga republikanët. Senatori Rend Poll nga Kentaki paralajmëroi se do të kërkojë të votohet në Senat me qëllim që të pengohet borxhi ukrainas "të bëhet përgjegjësi e popullit amerikan". Por, deri në janar, Senati është nën kontroll të demokratëve dhe me siguri nuk do të përkrahet iniciativa e senatorit Poll.

Ky borxh është i ndarë nga të tjerat pothuaj nëntë miliardë dollarë ndihmë për armë, që administrata amerikane i premtoi se do t'i harxhojë për Ukrainën deri në fund të mandatit të Bajdenit.

Administrat e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, i cili paraprakisht ka shprehur përkrahje për paqen në Ukrainë, do të mund të shfuqizojë disa nga ato marrëveshje. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR