• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Figaro: Parisi dhe Londra premtuan se nuk do të lejojnë që Putini t'i arrijë qëllimet e veta

Figaro: Parisi dhe Londra premtuan se nuk do të lejojnë që Putini t'i arrijë qëllimet e veta

Paris, 22 nëntor 2024 (MIA) - Parisi dhe Londra nuk do të lejojnë që presideti rus Vlladimir Putin të përcaktojë parime të reja të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do ta pengojnë t'i realizojë qëllimet e tij në Ukrainë, kumtuan mbrëmë shefat e diplomacive franceze dhe britanike.

"Franca dhe Britania e Madhe nuk do të lejojnë t'i arrijë qëllimet e veta. Së bashku me aleatët tanë, do t'i bëjmë të gjitha përpjekjet e domosdoshme që ta vendosim Ukrainën në pozitën më të mirë të , pr t'u arritur paqeja e drejtë dhe e përhershme", deklaruan Zhan Noel Baro dhe Dejvid Lami në tekstin e publikuar mbrëmë në ueb faqen e gazetës ditore franceze, Figaro.

Presidenti rus po tenton të përcaktojë parime të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke e shkatërruar arkitekturën e sigurisë, e cila garanton paqe për gjenerata të plota, thuhet në tekst.

Paqe e drejtë dhe e përhershme nuk mund të arrihet me dhunë ose forcë, përkujtuar ata, duke aluduar në konfliktin izraeliot-palestinez dhe operacionet ushtarake izraelite në Liban.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR