• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Siljanovska Davkova - Vuçiq: Për Ilinden vizitë e përbashkët në manastirin Prohor Pçinski

Bisedë telefonike Siljanovska Davkova - Vuçiq: Për Ilinden vizitë e përbashkët në manastirin Prohor Pçinski

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me atë rast, mes tjerash, u dakorduan që dy presidentët për Ilinden bashkarisht ta vizitojnë manastirin Prohor Pçinski dhe ta shënojnë 80-vjetorin e mbajtjes së mbledhjes së aprë të Kuvendit antifashist të çlirimit kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM).

Siç ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentes, në bisedë u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale dhe u cek gatishmëria për avancim të mëtutjeshëm të miqësisë maqedono-serbe, për konkretizim të bashkëpunimit në disa sfera dhe prëforcim të mbështetjes së ndërsjelltë lidhur me perspektivat evropiane dhe proceset e eurointegrimit të të dy vendeve.

"Në prag të festës shtetërore 2 Gushtit - Ilindeni, ndërkaq në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe angazhimeve për thellim të lidhjeve miqësore mes dy popujve, presidentja Siljanovska Davkova dhe presidenti Vuçiq, shprehën gatishmëri bashkarisht ta vizitojnë manastirin Prohor Pçinski dhe ta shënojnë 80-vjetoorin e mbajtjes së Kuvendit të parë antifashist të çlirimit kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM)", ceket në kumtesë.

Në bisedën, presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi presidentin Vuçiq për ndihmën e dhënë në ballafaqimin me zjarret pyjore aktuale në vend dhe e ka theksuar domosdoshmërinë dhe vlerën e bashkëpunimit të përforcuar rajonal në ballafaqimin me katastrofat natyrore.

Presidenti i Serbisë Vuçiq në një postim në Instagram vlerësoi se ka pasur bisedë me presidenten @gordana_siljanovska_davkova për çështjet më të rëndësishme nga marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa veçanërisht ekonomike, si dhe për vendin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në agjendën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen reciproke në rrugën drejt BE-së.

"Presidentja e Maqedonisë së Veriut u falënderua për ndihmën që Serbia e ofroi në shuarjen e zjarreve, ndërsa unë theksova se vlera e bashkëpunimit rajonal është në atë që mund të ndihmojmë në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë. U dakorduam së bashku t'i vizitojmë manastirin Prohor Pçinski dhe Ilinden, që gjithashtu do të jetë një mundësi e shkëlqyer për përforcim shtesë në lidhjet ndërmjet dy popujve tanë", shënoi Vuçiq.

Presidenti serb Vuçiq, siç thuhet në njoftim, ka shfrytëzuar rastin që ta ftojë homologen e tij të nderuar që të vizitojë Serbinë, për të konkretizuar disa nga planet që do ta ngrenë bashkëpunimin e ndërsjellë në një nivel më të lartë. ab/sa/

Fotо: instagram Aleksandar Vuçiq

 

QËNDRONI TË LIDHUR