Bekteshi: VMRO-DPMNE duhet ta ketë të qartë, pa Korridorin 8 nuk ka turizëm dhe zhvillim ekonomik
- Post By Fami Bajrami
- 22:40, 1 maj, 2023
Shkup, 1 maj 2023 (MIA)- Mbi pesë kilometra kolona të automjeteve në drejtimin rrugor Kërçovë- Gostivar!
Struga dhe Ohri si perla turistike në vend më shumë se kurrë kanë nevojë për Korridorin 8, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ministri, njëherësh ka ftuar VMRO-DPMNE-në opozitare të mos e pengojë projektin dhe se duhet ta ketë të qartë që pa këtë projekt nuk ka turizëm dhe zhvillim ekonomik.