• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bekteshi: Deri më 1 korrik subvencione nga Qeveria përmes EMV-së, nuk ka rritje të çmimit në bllokun e parë dhe të dytë

Bekteshi: Deri më 1 korrik subvencione nga Qeveria përmes EMV-së, nuk ka rritje të çmimit në bllokun e parë dhe të dytë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Deri më 1 korrik do të ketë subvencion nga ana e Qeverisë drejtpërdrejtë përmes EMV-së me konstatim të çmimit të tyre me të cilin shitet energjia elektrike, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria po mendon për revidim të vlerës së subvencionit të çmimit të rrymës duke pasur parasysh se tani ka dy orë rrymë të lirë gjatë ditës, Bekteshi theksoi se në disa muaj të caktuar subvencioni do të rritet, ndërsa qytetarët të jenë të qetë sepse nuk do të ketë rritje të çmimit për bllokun e parë dhe të dytë.

Qëllimi i vendosjes së tarifës së lirë ditore, theksoi Bekteshi, ishte prej momentit kur pati bum investimesh në pjesën e centraleve fotovoltaike. Në momentin kur flasim kemi kapacitete të instaluara të cilat tashmë prodhojnë energji elektrike, ndërsa në përgjithësi gjatë ditës prodhohen mbi 680 megavatë. kjo do të thotë se prej prillit deri në tetor do të kemi tepricë në disa orë të caktuiara, që jep mundësi plrmes konkurrencës të ulet çmimi i prodhimit të centraleve fotovoltaike.

"Si Qeveri gjithsesi se subvencionet i japim drejtpërdrejtë përmes punës së EMV-së me konstatim të çmimit të EMV-së të cilin e ofron për furnizuesin universal dhe ashtu do të vazhdojmë deri nga mesi i këtij viti kur duhet të sillet edhe vendimi i ri për çmimin e EMV-së të cilin do t'ia japë furnizuesit universal që është edhe furnizues për të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Kjo do të thotë se deri më 1 korrik do të ketë subvencion nga ana e Qeverisë drejtpërdrejtë përmes EMV-së me konstatim të çmimit të tyre me të cilin shitet energjia elektrike", tha Bekteshi.

Siç sqaroi, në muaj të caktuar, gjithsesi subvejncioni do të rritet. "për shembull në janar, në shkurt, kemi prodhim më të vogël të energjisë elektrike nga ana e centraleve fotovoltaike, ndërsa nga prilli deri në tetor do të ulet që në fund të vitit me përllogaritjet, metodologjinë e KRRE-së, do të jetë çmimi i njejtë dhe nuk do të ketë rritje për blloqe të caktuara. Do të thotë, qytetarët të jenë të qetë se nuk do të ketë rritje për bllokun e parë dhe të dytë. Përkundrazi, do të ketë ulje të ofertës për rrjetin distributiv", tha Bekteshi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR