• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Qeveria të miratojë ligjin për masat restriktive, çdo vonesë është akt tradhtie ndaj qytetarëve

BDI: Qeveria të miratojë ligjin për masat restriktive, çdo vonesë është akt tradhtie ndaj qytetarëve

Shkup, 22 dhjetor 2024

Cilët oligarkë po mbrohen?

 Pse Qeveria refuzon të miratojë Ligjin për Masat Restriktive, që ndalon individët e sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të kenë qasje në pushtet dhe burime publike? 

 Ky ligj nuk është opsion, por domosdoshmëri. 


 Refuzimi ose zvarritja e tij ngrenë dyshime serioze për ndikime të errëta dhe mbrojtje të interesave të oligarkëve.

 BDI kërkon përgjigje të qarta: Për kë po punon Qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët dhe të privilegjuarit e saj? 


 Masat restriktive janë test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane. 


Çdo vonesë është një akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI

 

______________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR