• e martë, 08 tetor 2024

BBM: Armatat e ish Jugosllavisë kanë qëndrim të ndryshëmn ndaj mbajtjes së mjekrës

BBM: Armatat e ish Jugosllavisë kanë qëndrim të ndryshëmn ndaj mbajtjes së mjekrës

Beograd, 3 tetor 2023 (MIA) - Mjekra ushtarake është pjesë përbërëse në fytyrën e ushtarit në vendet perëndimore të ish-Jugosllavisë, ndërsa në lindje kjo ende nuk është mundur, shkruan portali Rrjeti ballkanik i sigurisë (BBM).

"Edhe pse mbajtja e mjekrës për ushtarët në Slloveni dhe Kroaci është e rregulluar me rregullore, në BeH deri paradokohe ishte kontroverse. Në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, mjekra mbetet tabu, trashëguar nga koha e APJ-së. Edhe pse armatat nga Vardari deri në Trigllav ndajnë ngjashmëri si pjesëmarrjet në misione të njëjta me standarde të njljta, raporti i ndryshëm ndaj pamjes ushtarake tregon perceptime të ndryshme për imazhin dhe ndikimin e normave nga e kaluara", thuhet në tekst.

Portali njofton se mjekrat ushtarake jo vetëm se formalisht janë të lejuara në Slloveni, por edhe më gjerë janë të pranishme mes ushtarëve dhe eprorëve, për çka dëshmojnë skenat e shumta nga kazermat sllovene, stërvitjeve ndërkombëtare pse kontigjentet në misionin e KFOR-it në Kosovë ose grupit të NATO-s në Letoni.

Rregulli thotë se gjatësia e mjekrës nuk guxon të kalojë 20 milimetra, respektivisht deri tek kopsa e epërme e këmishës dhe se mustaqet ose mjekra nuk guxojnë të pengojnë në përdorimin e maskës mbrojtëse dhe pajisjes tjetër.

Mjekra ushtarake përdoret edhe në Kroaci, ku lejohet gjatësi edhe më e madhe sesa në Slloveni, thotë portali.

Portali shtoi se në BeH çështja për mjekrat ushtarake u shndërrua në debat me karakter fetar, poltik dhe etnik.

Rregulli i ri në ushtri mundësoi që të mbahet mjekra, e ajo është më e përfaqësuar mes ushtarëve të kombësisë boshnjake.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia mbeten besnikë në rregullat e APJ-së, të cilat lejojnë që ushtarët të kenë mustaqe, por jo edhe mjekër. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR