• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajdeni ndryshoi 37 dënime me vdekje në burg të përjetshëm

Bajdeni ndryshoi 37 dënime me vdekje në burg të përjetshëm

Uashington, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot ua ndryshoi dënimet 37 nga gjithsej 40 të dënuarve me vdekje. Sipas vendimit 37 të dënuarve iu ndryshua dënimi me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Me këtë Bajdeni e pamundësoi planin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për të përshpejtuar ekzekutimin e dënimeve me vdekje.

Vendimi për falje i një presidenti nuk mund të anulohet nga pasardhësi i tij.

Trampi gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021)  përsëri filloi ekzekutimet federale pas një ndërprerjeje 20 vjeçare, ndërsa Bajdeni, gjatë fushatës kumtoi se ishte kundër dënimit me vdekje, ndërsa pasi mori funksionin në janar të vitit 2021, ai ndaloi ekzekutimet federale. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR