• e mërkurë, 17 korrik 2024

Bajden: Ishte gabim të përdoret ajo fjalë për Trampin

Bajden: Ishte gabim të përdoret ajo fjalë për Trampin

Uashington, 16 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden, në intervistën për En-Bi-Si njus deklaroi se gaboi kur inkurajoi mbështetësit e tij për ta bërë kandidatin republikan Donald Tramp "objektivin e tyre", por theksoi se retorika e dhunshme është problemi i Trampit, jo i tij.

"Ishte gabim përdorimi i kësaj fjale. Mendova se duhet të fokusohemi tek ai. Fokusohuni në atë që bën, fokusohuni në politikat e tij, fokusohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat... Unë nuk jam tipi që them diçka të tillë. Unë nuk jam tip që refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Unë nuk jam tip që thotë se do të refuzojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Fokusi është në atë që ai (Tramp) po thotë dhe idenë e tij", tha Bajden. 

Presidenti amerikan është nën presion në rritje nga ligjvënësit, donatorët dhe aktivistët e tij për t'u tërhequr nga zgjedhjet pas një performance të dobët në një debat me Trampin, por ai e përjashtoi  me vendosmëri  mundësinë e largimit nga gara presidenciale. Ai përsëriti në intervistë se nuk do të largohet nga gara presidenciale edhe pse disa liderë demokratë janë skeptikë për fitoren e Bajdenit. 

Anketa e re e kryer nga En-Bi-Si njuz tregoi se Trampi kryeson para Bajdenit me dy pikë përqindjeje.

Anketa, gjithashtu, tregoi se më shumë se 60 për qind e demokratëve duan që dikush tjetër të plotësojë vendin e Bajdenit, ndërsa 80 për qind e votuesve thanë se ishin të shqetësuar për aftësitë mendore dhe fizike të Bajdenit.

Disa ligjvënës republikanë fajësuan retorikën e fushatës demokrate për nxitjen e të shtënave të së shtunës në një tubim të fushatës republikane në Batler, Pensilvani, në të cilën u plagos Trampi. qa/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR