• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FMN-ja e mbajti parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore prej 3,2 për qind këtë vit dhe 3,3 për qind në vitin 2025

FMN-ja e mbajti parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore prej 3,2 për qind këtë vit dhe 3,3 për qind në vitin 2025

Uashington, 17 korrik 2024 (MIA) - Ekonomia botërore do të ketë rritje për 3,2 për qind në vitin 2024 dhe për 3,3 për qind në vitin 2025, thuhet në njoftimin e publikuar të korrikut për ekonominë botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Parashikimi është i pandryshuar nga raporti i mëparshëm nga prilli.

 "Aktiviteti ekonomik tregoi rezistencë në fillim të vitit, i mbështetur nga konsumi i fortë privat në ekonomitë kryesore," tha Zhan-Mark Natal, nënkryetar i Departamentit të studimeve ekonomike botërore në Departamentin e hulumtimeve të FMN-së.

Ai paralajmëroi se rënia globale e inflacionit në mbarë botën po ngadalësohet për shkak të inflacionit të vazhdueshëm në sektorin e shërbimeve, thuhet në faqen e internetit të FMN-së.

 .“Prioriteti për politikëbërësit është që ta kthejnë  stabilitetin e çmimeve dhe të përballen me trashëgimin e krizave të fundit. Bankat qendrore duhet të jenë të kujdesshme në lidhje me lehtësimin e politikës monetare dhe të mbeten të hapura për shtrëngim të mëtejshëm nëse është e nevojshme", shtoi Natal.

 Sipas parashikimit të FMN-së, ekonomia amerikane do të rritet për 2,6 për qind këtë vit dhe 1,9 për qind në vitin 2025, ndërsa rritja ekonomike e Eurozonës do të jetë 0,9 për qind këtë vit dhe 1,5 për qind vitin e ardhshëm.

 Ekonomia e Kinës do të ketë rritje për pesë për qind këtë vit dhe do të ngadalësohet në 4,5 për qind vitin e ardhshëm, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR