• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Tërheqje e një produkti të pasigurt Milka Oreo 37g.

AUV: Tërheqje e një produkti të pasigurt Milka Oreo 37g.

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Operatori i ushqimit SHT Nelt ST SHPKNJ kryen tërheqje të produktit në vijim, çokollatë Milka Oreo 37 g. për shkak të prezencës së fragmenteve plastike, informojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

"Tërheqja i referohet produktit me emrin "Çokollatë Milka Oreo 37g" me numër serial: OSK0934652 dhe datë skadence deri më 18.08.2024, nga prodhuesi Mondelez Polska Production SP Zoo", thuhet në kumtesën e publikuan në ueb faqen e AUV-it.

Importuese dhe distributore në vend është kompania SHT Nelt ST SHPKNJ. ls/

Foto: AUV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR