• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Nëse dërgesa me specat kthehet në vend, do të jepet urdhër për asgjësimin e saj

AUV: Nëse dërgesa me specat kthehet në vend, do të jepet urdhër për asgjësimin e saj

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se dje, përmes aplikaconit RASFF Window nga Sistemi për paralajmërim për ushqim të pasigurt të Bashkimit Evropian (RASFF) mori njoftim për prodhim jo të sigurt nga kategoria e frutave dhe perimeve të eksportuara nga vendi ynë - speca të freskët dedikuar për tregun në Kroaci.

Gjatë kontrollit të kryer kufitar, mostra e marrë për analizë laboratorike tregoi lëshime lidhur me praninë e mbetjeve të pesticideve. Rezultati i marrë tregoi prani të mbetjeve të pesticidit formetanat  dhe vlerë e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve.

Nga ana e autoriteteve kroate është ndaluar importi i prodhimit të kontestuar.

Nëse dërgesa me prodhimet e pasigurta kthehet në vend, AUV do të japë urdhër për asgjësimin e saj që do të realizohet nën mbikëqyrjen e shërbimeve inspektuese të Agjencisë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR