• e martë, 20 gusht 2024

Autoritetet ukrainase urdhëruan evakuim të detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Pokrovsk

Autoritetet ukrainase urdhëruan evakuim të detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Pokrovsk

Kiev, 19 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase sot dhanë urdhër për evakuim të detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Pokrivsk, ku akoma jetojnë 53.000 njerëz.

Banorët e qytetit Pokrovsk kanë një apo dy javë të evakuohen sepse forcat ruse i afrohen qytetit në rajonin e Donjeckut, deklaroi sot shefi i administratës, Serhi Dobriak për Radion Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve, forcat ruse tani po përparojnë shumë shpejtë dhe është e detyrueshme familjet të largohen nga qyteti dhe lagjet e tjera në rajonet përreth. Trupat ruse po përparojnë drejt qytetit Pokrovsk me muaj.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se ushtarët rusë kanë marrë një prej vendbanimeve më të mëdha në periferi të qytetit Torevk - qyteti Zalozhnoe (në rusisht, Artjomovo) në rajonin e Donjeckut. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR