• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ASHMAA e dënon sulmin fizik të djeshëm ndaj gazetarit Furkan Saliu

ASHMAA e dënon sulmin fizik të djeshëm ndaj gazetarit Furkan Saliu

Shkup, 22 mars 2024 

Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele e dënon sulmin e djeshëm fizik nga ana e përmbarueses Vesna Jakimovski nga Kërçova, ndaj gazetarit Furkan Saliu nga PortalIks.

Duke pasur parasysh se sulmi ndaj gazetarit në Kodin Penal trajtohet si sulm ndaj një personi zyrtar absolutisht është e papranueshme një sjellje e tillë nga personat që zbatojnë pjesë nga sistemi i drejtësisë.

Si në disa raste deri më tani, Agjencia thekson se është e nevojshme të sigurohen kushte për kryerjen e sigurt dhe profesionale të detyrave të punës së përfaqësuesve të mediave. 

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. 

QËNDRONI TË LIDHUR