• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ASHAM: Në Maqedoni, si dhe në vendet e rajonit dhe të botës, ekziston vetëm akademi kombëtare

ASHAM: Në Maqedoni, si dhe në vendet e rajonit dhe të botës, ekziston vetëm akademi kombëtare

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryesia e ASHAM-it thotë se Akademia nuk është marrë kurrë dhe nuk do të merret me debate ditore politike dhe diskutime partiake, të cilat e ngarkojnë veprimtarinë e rregullt të Akademisë, gjegjësisht me punë, të cilat bëjnë pjesë sferën e Shtëpisë juridike-ligjdhënëse dhe të institucioneve shtetërore, theksohet në komunikatën e ASHAM-it, lidhur me paralajmërimet e disa partive politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve etnikë në Maqedoni.

"Theksojmë se në Maqedoni, si dhe në vendet e rajonit dhe të botës, ekziston vetëm një akademi kombëtare, e cila e përfaqëson shtetin në asociacione evropiane dhe tjera ndërmbëtare të akademive. Ekzistojnë shembuj në vendet e rajonit dhe më gjerë për formimin e të ashtuquajturave degë të akademive në kuafër të shoqatave adekuate profesionale (Akademi për arkitekturë, Akademi për shkenca mjekësore etje), si dhe shoqata tjera shkencoro-artistike në qytetet më të mëdha dhe në qendrat rajonale, por nuk ka shembul për formim të akademive paralele kombëtare", theksohet në kumtesën e Keryesisë së ASHAM-it.

ASHAM, shtohet, gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisë nga përkatësoia etnike, fetare dhe çfarëdo qoftë tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre nuk ka pasur asnjëherë vend në të.

Nga themelimi i saj deri më sot, anëtarët e Akademisë kanë qenë pjesëtarë të kombësisë maqedonase, por edhe të komuniteteve tjera etnike. Mes tjerash, theksohet në komunikatë, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, në përbërjen e ASHAM janë të anëtarësuar katër anëtarë shqiptarë (nga të cilët, në tre udhëheqësisë e njëpasnjëshme, njëri prej tyre e ka kryer funksionin sekretar shkencor, ndërsa dy kanë qenë nënkryetarë të Akademisë, njëri prej të cilëve edhe me mandat në udhëheqësinë aktuale të Akademisë), si dhe katër anëtarë jashtë përbërjes punuese.

ASHAM, theksohet, paraqet institucionin më të rëndësishëm nacional dhe artistik në interes të veçantë shoqëror në vendin tonë, të formuar në vitin 1967, në pajtim me standardet dhe kriteret më të larta universale dhe artistike. Ajo, shumë dekada me veprimtarinë e saj shkencoro-hulumtuese, përmes krijimtarisë së saj dhe me rol këshillëdhënës, paraqet shtyllë në ndërtimin dhe në ruajtjen e identitetit dhe të shtetësisë së popullit maqedonas dhe pjesëve të kombësive tjera që jetojnë në vend. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR