Arrestohet një shtetas grek për dhënie të ryshfetit
- Në vendkalimin kufitar Tabanovcë dje në ora 12:40 nëpunës policor e kanë privuar nga liria D.K (49) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfet”, kumtuan sot nga MPB-ja.
Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanovcë dje në ora 12:40 nëpunës policor e kanë privuar nga liria D.K (49) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfet”, kumtuan sot nga MPB-ja.
"Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufitar të automobilit "ford" me etiketa kombëtare gjermane, të cilin ai e drejtonte, ai në pasaportin e tij ka vendosur para si ryshfet. Paratë janë marrë me vërtetim për sende të konfiskuara, ndërsa personi i është dorëzuar nëpunësve policor nga SPB Kumanovë për procedurë të metejshme", sqarohet në kumtesën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s