• e shtunë, 17 gusht 2024

Arrestohet një burrë nga Kërçova, ka shtënë në një aheng familjar dhe ka lënduar tre persona

Arrestohet një burrë nga Kërçova, ka shtënë në një aheng familjar dhe ka lënduar tre persona

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policor nga Departamenti i policisë në fshatin Zajaz të Kërçovës më 28 korrik në orën 03:00 e kanë privuar nga liria personin B.U (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës me punë të përkohshme në Austri i cili në një kremtim familjar ka gjuajtur me pistoletë dhe më pas ka plagosur tre persona.

"B.U. në festën familjare në të njëjtin fshat në mënyrë të paautorizuar ka qëlluar disa plumba me një pistoletë të llojit “Smit dhe Veson”, në pronësi të babait të tij R.U (64) nga i njëjti fshat i cili e ka pasur me leje. Më pas E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur të gjithë nga fshati Baçishtë të cilët kanë qenë në aheng, kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në spitalin në Kërçovë te të cilët janë konstatuar lëndime të rënda trupore", thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Prej atje shtojnë se nga R.U. është marrë arma dhe 300 fishekë të cilat i ka poseduar me leje. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, DPB Kërçovë do të dorëzojë parashtresë përkatëse. 

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR