• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve

Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve

 Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare "Veri", mbrëmë në orën 21:10  dhe 21:30 në afërsi të fshatit Kosturnik- Kumanovë, i kanë privuar nga liria I.N. (32) nga fshati Krushopek- Shkup dhe G.P. (50) nga Velesi për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "kontrabandim me migrantë".

 "Më herët, rreth orës 19:15, në afërsi të fshatit Tabanoc, në autostradën “Miqësia”, kanë vërejtur personat në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga I.N. kurse si pasagjerë ka qenë G.P., të cilët kanë vendosur tre migrante femra nga Nepali. Njëkohësisht ata nuk janë ndalur në shenjën e dhënë për ndalesë nga ana e nëpunësve policorë dhe pasi policët kanë përdorur mjete për të ndaluar me forcë automjetin janë larguar nga automjeti. Menjëherë më pas, migrantet janë gjetur dhe vendosur në Qendrën Transitore në Tabanoc, kurse pas masave të marra janë gjetur dhe privuar nga liria I.N. dhe G.P.", bëri të ditur sot MPB-ja. 

 Personat janë mbajtur në stacion policor, për ngjarjen është informuar Prokurori Publik kompetent. Pas kontrolleve është konstatuar se I.N. kërkohej me urdhër të INK Burgu Idrizovë për shkak të arratisjes nga burgu ku vuante dënimin me burgim prej gjashtë vjetësh për veprën penale të kryer “kontrabandë me migrantë” nga neni 418 b të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR