• e mërkurë, 01 prill 2026

Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti në bisedime në Islamabad për t'i dhënë fund luftës

Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti në bisedime në Islamabad për t'i dhënë fund luftës

 Islamabad, 28 mars 2026 (MIA) - Pakistani planifikon të jetë nikoqir  i diplomatëve të lartë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

 Siç raportoi DPA, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Ishak Dar u ka bërë një ftesë zyrtare kolegëve të tij nga vendet "vëllazërore" për takime që do të mbahen më 29 dhe 30 mars.

 Pakistani, i cili ndan një kufi prej 900 kilometra me Iranin, po pozicionohet si një ndërmjetës kyç midis ShBA-së, Izraelit dhe Iranit.

 Burime në Islamabad theksojnë se qëllimi është të arrihet një marrëveshje paqeje deri në gjysmën e dytë të prillit.

 Kryeministri Shehbaz Sharif sot  ka biseduar me presidentin iranian Masud Pezeshkian, duke shprehur solidaritet me të dhe duke dënuar sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile iraniane. Pezeshkian falënderoi Sharifin për "përpjekjet e sinqerta të Pakistanit për të lehtësuar dialogun midis ShBA-së, Iranit dhe shteteve të Gjirit".

 Paraprakisht, Dar konfirmoi se Islamabadi tashmë po shërben si një kanal për mesazhet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR