• e martë, 24 dhjetor 2024

Arabia Saudite sërish e hapi Ambasadën në Kabul

Arabia Saudite sërish e hapi Ambasadën në Kabul

Riad, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Arabia Saudite sërish e ka hapur Ambasadën në Kabul pas pothuajse ndërprerjes dyvjeçare. Misioni diplomatik saudit në platformën Iks publikoi se Ambasada sërish punon nga 21 dhjetori.

Zëdhënësi i Qeverisë afgane, Zabiula Muxhahid theksoi se hapja e sërishme e Ambasadës së Arabisë Saudite është hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ambasada saudite është mbyllur në shkurt të vitit 2023 për shkaqe sigurie.

Asnjë vend zyrtarisht nuk e ka njohur qeverinë talebane, por shumë vende, përfshirë edhe Rusinë dhe Kinë i kanë ndërprerë misionet diplomatike në Kabul pas gushtit të vitit 2021. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR