• e diel, 24 nëntor 2024

Anulohet seanca e Këshillit gjyqësor

Anulohet seanca e Këshillit gjyqësor

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Anulohet seanca e sotme e Këshillit gjyqësor, në të cilën është dashur të zgjedhet pasardhësi i kryetares Vesna Demeva.

"Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se seanca e 439, e cila është anuluar për më 02.05.2023 (e martë) në ora 11:00, anulohet. Për ditën dhe orën e mbajtjes së seancës do të publikohet një komunikatë", qëndron në kumtesën e sotme të Këshilli gjyqësor.

Shkaku për anulimin tash për tash nuk dihet   

Vesna Dameva u shkarkua në mënyrë të papritur të mërkurën e kaluar në një seancë publike të Këshillit gjyqësor. Arsyeja direkte e shkarkimit të Damevës ishte refuzimi i saj për të vendosur një pikë të re në rend dite dhe gjoja fshehja e letrës nga ambasadorja amerikane Angela Ageler. Shkarkimi i saj u inicua nga deputeti Selim Ademi, i cili pas disa orësh tensionesh dhe debatesh mori mbështetjen e 7 prej 13 anëtarëve të Këshillit për ta shkarkuar Damevën nga vendi i kryetares.

Pasardhësi i saj ishte dashur të zgjidhej në seancën e 27 prillit, por ajo u anulua për sot. Nënkryetari i Këshillit, Selim Ademi, më pas kërkoi shtyrjen për disa ditë, për, siç tha ai, rëndësinë e çështjes siç është zgjedhja e kryetarit të ri, për të cilën do të ishte mirë prania e të gjithë 13 anëtarëve të rinj.

Dameva, e cila pas votimit për shkarkimin e saj akuzoi se "Këshilli është kthyer në anarki", ndërsa vendimin e ka vlerësuar si të kundërligjshëm dhe të marrë "për të kënaqur individë të caktuar nga politika", duke folur për propozimin për shtyrjen e seancës, tha se ajo shpreson sepse në ditët në vijim do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë nëse do të sigurohet shumica e nevojshme për të legalizuar, siç theksoi, shkarkimin e saj të paligjshëm.

Shkarkimi i Damevës dhe ngjarjet në Këshillin gjyqësor kanë shkaktuar reagime në opinion, ndërsa ekspertët jurudike i kanë vlerësuar si negative. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR