• e martë, 24 dhjetor 2024

Anija shqiptare "Oriku" në Detin Egje shpëtoi një grup prej 40 emigrantësh, mes tyre 10 fëmijë

Anija shqiptare

Tiranë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Anija "Oriku" e Marinës Ushtarake Shqiptare, e cila është pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, shpëtoi 40 emigrantë që ndodheshin në një varkë dhe i lejoi të arrinin në tokë të sigurt.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili bëri të ditur se mëngjesin e sotëm, efektivët e anijes "Oriku" P132, në koordinim me rojat bregdetare të Turqisë dhe Greqisë, realizuan një operacion shpëtimi (SAR), duke ofruar ndihmë për një gomone në bordin e së cilës ishin 12 burra, 18 gra dhe 10 fëmijë.

"Falë profesionalizmit të efektivëve dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, operacioni përfundoi me sukses, duke i dorëzuar emigrantët në kujdesin e Rojës Bregdetare Turke", shënoi Vengu në Fejsbuk.

Që nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, në Detin Egje anëtarët e marinës shqiptare kanë shpëtuar më shumë se 3.500 emigrantë të paligjshëm, përfshirë një numër të madh grash dhe fëmijësh. sa/

Foto: FB  i Vengut

QËNDRONI TË LIDHUR