• e premte, 05 korrik 2024

Angellov: Tre "Er traktorët" e DMSH-së për momentin janë jofunksional, arsyeja është që se dy pilotë kanë shkuar në pension

Angellov: Tre

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Shteti disponon me katër helikopterë funksional për shuarjen e zjarreve prej të cilëve tre janë në kuadër të MPB-së dhe një të Armatës, si dhe tre "Er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), por fatkeqësisht për momentin janë jofunksional. Arsyeja për këtë është se dy pilotë kanë dalë në pension, ndërsa vetëm me një pilot aktiv aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Problemi, Angellov pret që të tejkalohet nga qeveria e re, pasi siç sqaroi ai edhe pse drejtori i DMSH-së ka kërkuar nga Qeveria para dy muajsh e gjysmë që pilotët në pension të vazhdojnë punën me kontratë, atë Qeveria teknike nuk e ka bërë.

"Sot nuk jemi të përgatitur sa duhet, por maksimumi në dhjetë ditë do të jemi më të përgatitur, sepse besoj se menjëherë pas formimit të qeverisë do të ndihmojë vënien në funksion të tre "Er traktorëve er" dhe  do të zgjidhet problemi i NP "Pyjet e Maqedonisë", deklaroi Angellovi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vendi është i gatshëm të përballet me zjarret e pyjeve gjatë verës.

Në një situatë të tillë, siç ka thënë Angellov, kur nuk na pret një verë e nxehtë, në nivel shtetëror janë në dispozicion 938 zjarrfikës, por nevojiten edhe 670 të tjerë sipas informacioneve nga të gjitha njësitë territoriale të zjarrfikësve. Më alarmante, sipas Angellovit, është situata në Njësinë kundër zjarreve në Shkup.

Sa për ilustrim, theksoi Angellov, në nivel shtetëror kemi 629 pajisje mbrojtëse, që është më pak se numri i zjarrfikësve.

Problemi tjetër me të cilin përballet sistemi i menaxhimit të zjarreve është ajo e NP të "Pyjeve Kombëtare" që ka llogarinë e bllokuar dhe nuk mund të sigurojë derivate për automjetet e tyre dhe për këtë arsye nuk mund të mbështetemi në to.

Ndalimi i lëvizjes në pyje, sipas Angellovit duhet të jetë hallka e fundit, duke theksuar se ka shumë pak të dhëna për qytetarët që kanë shkaktuar zjarre, ndërsa shumica e zjarreve shkaktohen nga fermerët që djegin kashtë. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR