• e enjte, 25 korrik 2024

Angellov: Janë shuar 20 zjarre, 10 janë ende aktive

Angellov: Janë shuar 20 zjarre, 10 janë ende aktive

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit në territorin e gjithë vendit kemi pasur 30 zjarre aktive në ambient të hapur dhe zjarre pyjore. Prej tyre 20 janë shuar plotësisht, 10 janë aktivë dhe disa prej tyre tashmë janë vënë nën kontroll, deklaroi sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angellov.

Ai informoi se sot herët në mëngjes një helikopter i policisë ka nisur shuarjen e zjarrit, i cili ka rënë dje vonë pasdite në komunën e Nagoriçanit të vjetër në atarin e fshatit Çelopek. Ai shpjegoi se aty pranë nuk ka ujë, liqen natyral apo artificial dhe për këtë arsye vullnetarët e Kryqit të Kuq kanë ngritur një pishinë nga e cila helikopteri mbush ujë dhe shuan zjarrin. Pishina u krijua në koordinim me Shtabin e Menaxhimit të Krizave. Ky zjarr, siç theksoi, është vënë nën kontroll të plotë.

"Dy zjarre aktive ka në malin Sertë. E para është nga poligonin ushtarak Krivollak në drejtim të lumit Bregalnicë dhe i dyti ndodhet mbi fshatin Puhçë në drejtim të fshatit Selcë, të cilin mund të them se e kemi kontroll të pjesshëm dhe nuk i rrezikon të dy fshatrat", tha Angellov.

Zjarr aktiv ka edhe në territorin e komunës së Plasnicës, në lokalitetin “Stromol”, ku një pyll i përzier po digjet me intensitet të ulët. Prej disa ditësh dy zjarre janë aktive në komunën e Çashkës, në afërsi të fshatrave Gabrovnik dhe Mokreni, ku digjet një pyll i përzier me bimësi të ulët dhe në lokalitetin e quajtur Mukos, ku është prekur bimësia e ulët. Në këtë lokacion, siç tha ai, ka vetëm tymosje, por për shkak të temperaturave të larta, ndizet.

 

 

Dy zjarre ka edhe në territorin e komunës së Dollnenit, njëri prej të cilëve është afër fshatit Nebregovë, ku digjen pyll me kërcell të ulët, bimë, gjemba, bar.

"Zjarrin e fundit, të cilin po e shuajmë vazhdimisht dhe që digjet më shpesh, është në territorin e komunës së Novosellës, afër fshatit Badilen, afër kufirit me Bullgarinë. Në të gjitha këto zjarre sot do të veprojmë me aeroplanët tanë, dy helikopterët e policisë, dy helikopterët e ushtrisë, dy er traktorët të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh), si dhe me një helikopter malazez, i cili është ende në Maqedoni dhe ndihmon në shuarjen e zjarreve", thekson Angellov.

Drejtori i QMK-së bën me dije se kemi një numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve, të cilët janë të përfshirë në shuarjen e zjarreve. Në terren ndodhen edhe pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe DMSh-së. Të përfshirë janë edhe disa nga punonëtorëve të “Pyjeve Kombëtare”. Ai theksoi se kemi resurse dhe kontroll të pjesshëm ndaj zjarreve dhe se asnjë vend i banuar nuk është i rrezikuar. Ai u bëri thirrje pronarëve të objekteve industriale dhe private që të bëjnë një “rrip të butë” rreth tyre për t’i mbrojtur nga zjarret. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe Printskrin 

video: QMK

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR