• e hënë, 01 korrik 2024

Angellov: Institucionet kompetente të koordinohen dhe ta riparojnë murin mbajtës në rrugën "Belgradska" mbi Qendrën klinike "Nëna Terezë"

Angellov: Institucionet kompetente të koordinohen dhe ta riparojnë murin mbajtës në rrugën

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) apelon deri te institucionet kompetente që të koordinohen dhe menjëherë ta zgjidhin problemin me murin mbajtës në rrugën "Belgradska" mbi qendrën klinike "Nëna Terezë", e cila është në gjendje të rëndë dhe është e pjerrët, madje sot në numrin 112 kanë marrë njoftim se është shembur një pjesë e murit.

"Nga ana e QMK-së deri më tani kanë intervenuar në disa raste dhe janë dërguar shkresa në Ministrinë e Shëndetësisë, në Qytetin e Shkupit dhe në Komunën Qendër, por edhe në një sërë ndërmarrjesh të tjera publike, kompetenca e të cilave është ta zgjidhin këtë problem. Prandaj apelojmë për koordinim urgjent ndërmjet institucioneve kompetente dhe tejkalim të menjëhershëm të këtij rreziku", deklaroi drejtori i QMK-së Stojançe Angellov.

Ai ka sqaruar se në muajin nëntor të vitit 2022, në QKM ka marrë raportime nga disa qytetarë se ekziston rreziku që të bjerë muri mbajtës në rrugën që ndodhet pikërisht mbi Klinikën për Sëmundje të fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe se është në ne gjendje te keqe dhe eshte i pjerrët.

Ndër të tjera, siç tregoi ai, automjetet janë të parkuara nën mur dhe njerëzit kalojnë duke lëvizur nëpër Qendrën Klinike. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR