• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Perinskin dhe Dimitrieska Koçoskën: Me rishikimin e buxhetit do të sigurojmë 250 milionë euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave

Mickoski në takim me Perinskin dhe Dimitrieska Koçoskën: Me rishikimin e buxhetit do të sigurojmë 250 milionë euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot shpalli një nismë të re për zhvillimin e komunave në vend përmes sigurimit të 250 milionë eurove nga Buxheti për zhvillim dhe projekte kapitale. Siç bënë të ditur nga Qeveria, ky plan është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. 

Në takimin e punës me ministren e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska dhe ministrin e Vetqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ishte konfirmuar mënyra në të cilën do të shpërndahen mjetet për komunat. Sipas paralajmërimeve, pas rishikimit dhe vendimit të Qeverisë në fund të muajit të ardhshëm, Ministria e Vetqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje në të gjitha komunat që të aplikojnë për këto mjete. 

Mickoski theksoi se mjetet janë të dedikuara për investime kapitale, duke përfshirë shkolla, kopshte, ujësjellës, kanalizime dhe infrastrukturë rrugore. 

"Premtuam zhvillim të komunave dhe tani e realizojmë këtë përmes sigurimit të 250 milionë euro për zhvillim infrastrukturor. Në këtë mënyrë, realisht e përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe e vendosim shtetin në funksion të nevojave të tyre. Është koha që shteti të bëjë më shumë për çdo qytetar. Me të gjithë energjinë punojmë në realizimin e asaj që e kemi premtuar", shkroi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Qeveria

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR