• e mërkurë, 01 prill 2026

ANEB: Sulm i ri në afërsi të centralit bërthamor Busher në Iran

ANEB: Sulm i ri në afërsi të centralit bërthamor Busher në Iran

Vjenë, 28 mars 2026 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) njoftoi se për të tretën herë në 10 ditët e fundit është kryer një sulm në zonën e centralit bërthamor Busher në Iran.

Agjencia e KB-së mbrëmë vonë në platformën Iks, duke iu referuar informatave iraniane, citoi se nuk ka raporte për dëmtim të reaktorit operativ as për rrjedhjen e radiacionit.

Drejtori i përgjithshëm Rafael Grosi bëri thirrje në "qëndrueshmëri ushtarake maksimale që të shmanget rreziku nga fatkeqësia bërthamore".

Irani paraprakisht këtë javë dhe javën e kaluar raportoi goditje me projektilë në kompleksin Busher. Edhe në të dyja rastet nuk kishte dëm të objektit as viktima.

Centrali bërthamor Busher, i vetmi në Iran, gjendet rreth 760 kilometra në jug të Teheranit, në bregun e Gjirit.

Reaktori, i ndërtuar sipas dizajnit rus, prodhon energji elektrike nga viti 2011, ndërsa kompania shtetërore ruse "Rosakom" aktualisht po ndërton njësinë e dytë të reaktorit.

ANEB njëherit kumtoi se është goditur edhe reaktori hulumtues me ujë në Hondab.

Nuk ka rrezik nga radiacioni sepse në objekt nuk kishte material bërthamor të deklaruar, citoi agjencia.

Veçmas, u sulmua edhe një fabrikë çeliku në provincën Huzestan. Objekti përdor burime radioaktive të mbyllura për matje, por nuk është vërejtur rrjedhje rrezatimi jashtë vendit. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR