• e diel, 24 nëntor 2024

Amorim e zëvendëson Poketinon në PSZh

Amorim e zëvendëson Poketinon në PSZh
Paris, 23 maj 2022 (MIA) – Trajneri aktual i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, do të duhej në fund të sezonit ta zëvendësojë Maurisio Poketinon në stolin e PSZh-së, njoftojnë sot mediumet franceze. PSZh edhe këtë sezon mbeti pa trofe në Ligën e kampionëve, ndërsa udhëheqësia e klubit ka vendosur të kërkojë zëvendësim për Poketinon, i cili nuk i përmbushi pritjet e pronarëve të pasur të kampionit francez. Gazeta “Le Parisien” njoftoi se drejtori i ri sportiv i PSZh-së, Luis Kampos dëshiron me çdo çmim ta angazhojë Amorim (37), i cili në vitin 2021 e fitoi titullin në kampionatin portugez me Sportingun, ndërsa këtë sezon ishte i dyti pas Portos. Problemi më i madh për transfer të Amorimit në PSZh është kontrata e tij me klubin nga Lisbona, e cila vlen deri në qershor të vitit 2024, ndërsa dëmshpërblimi është 30 milionë euro. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR