• e martë, 24 dhjetor 2024

UEFA: Fitore zyrtare e Rumanisë kundër Kosovës dhe dënime për të dy palët

UEFA: Fitore zyrtare e Rumanisë kundër Kosovës dhe dënime për të dy palët

Nion, 20 nëntor 2024 (MIA) - Me rezultat zyrtar 3:0 për kombëtaren nikoqire, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) sot e ka regjistruar ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila nuk përfundoi më 15 nëntor, pasi futbollistët e Kosovës u larguan nga fusha në Bukuresht për shkak të brohoritjeve raciste nga tribunat.

Futbollistët e Kosovës janë tërhequr nga fusha në zhveshtore në minutën e pestë nga koha shtesë gjatë rezultatit 0:0, derisa tifozët vendas brohorisnin "Kosova është Serbi" dhe "Serbi, Serbi".

Siç njoftoi pasdite UEFA, Komisioni disiplinor i trupit udhëheqës të futbollit evropian ka vendosur që ta regjistrojë ndeshjen me rezultatin 3:0 për Rumaninë, pasi lojtarët e kombëtares së Kosovës e kanë braktisur fushën dhe ndeshja nuk u luajt deri në fund.

Federata e futbollit të Kosovës u dënua me 6.000 euro.

Njëheri, Federata e futbollit të Rumanisë u dënua me 50.000 euro, si dhe një ndeshje pa prani të publikut për shkak të sjelljes raciste dhe diskriminatore të tifozëve, shfaqjen e parullave provokative politike, hudhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e pishtarëve.

Pala rumune u dënua edhe pasi tifozët kanë përdorut laserë dhe kanë fishkëlluar gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës. bsh/

Foto: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR