• e premte, 22 nëntor 2024

Kosova do të ankohet në CAS ndaj vendimit të UEFA-s për humbjen zyrtare nga Rumania

Kosova do të ankohet në CAS ndaj vendimit të UEFA-s për humbjen zyrtare nga Rumania

Prishtinë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Federata e futbollit të Kosovës do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të UEFA-s për të humbur ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë.

UEFA i ndau kombëtares së Kosovës humbjen 0:3 për shkak të largimit të hershëm nga fusha në përfundim të takimit me rumunët, që u zhvillua më 15 nëntor.

"Nuk pajtohemi me vendimin që Kosovës t'i hiqen tre pikë dhe të numërohet rezultati 3:0 në favor të Rumanisë. Për shkak të këtij vendimi, federata do të bëjë ankesë në CAS në Lozanë, ndërkohë që do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe integritetin e ekipit tonë kombëtar", thuhet në njoftimin e federatës.

Lojtarët e kombëtares së Kosovës në futboll janë larguar nga fusha në Bukuresht për shkak të thirrjeve nga tribuna "Serbi, Serbi" dhe "Kosova është Serbi".

Përveç humbjes, UEFA e gjobiti edhe Federatën e Futbollit të Kosovës me gjashtë mijë euro për sjelljen e keqe të kombëtares. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR