Amirabdollahian: Rreth 72 orë para sulmit ndaj Izraelit, e informuan SHBA-në dhe vendet e rajonit
- Shefi i diplomacisë iraniane Hosein Amirabdollahian deklaroi se vendet fqinje ishin të informuara 72 orë para sulmeve hakmarrëse ndaj Izraelit.
Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane Hosein Amirabdollahian deklaroi se vendet fqinje ishin të informuara 72 orë para sulmeve hakmarrëse ndaj Izraelit.
"Përafërsisht 72 orë para operacioneve tona i kemi informuar miqtë tanë dhe fqinjët në rajon se përgjigja e Iranit kundër Izraelit është e sigurt, legjitime dhe e parevokueshme", theksoi Amirabdollahian.
Ai shtoi se ka qenë e informuar edhe SHBA-ja se sulmet ndaj Izraelit do të jenë të "kufizuara" dhe për vetëmbrojtje. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s