• e enjte, 04 korrik 2024

Al-Dardari: Kostot afatgjatë për rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës deri në 50 miliardë dollarë

Al-Dardari: Kostot afatgjatë për rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës deri në 50 miliardë dollarë

Gjenevë, 2 korrik 2024 (MIA) - Kostot afatgjata të rindërtimit të Rripit të Gazës pas luftës Izrael-Hamas mund të arrijnë në 50 miliardë dollarë për gati dy dekada, deklaroi sot drejtori i Programit për zhvillim i Kombeve të Bashkuara për vendet arabe, Abdalla al-Dardari.

"Kostot e rindërtimit rriten në mënyrë eksponenciale me çdo ditë të luftës, tha Al-Dardari dhe tregoi se kostot e ofrimit të menjëhershëm të akomodimit të përkohshëm dhe shërbimeve të tjera bazë pas përfundimit të luftës do të arrijnë në të paktën dy miliardë dollarë, njoftoi Blumberg.

Al-Dardari e theksoi këtë pas publikimit të një raporti të Programit të Zhvillimit të enjten e kaluar, në të cilin paralajmëroi se në Rripin e Gazës, parashikimet për zëvendësimin e objekteve të shkatërruara, si shkollat ​​dhe spitalet, mund të zgjasin me dekada dhe mund të përballen me "breza të humbur". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR