• e mërkurë, 21 janar 2026

Alban Kadriu, i propozuar si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Alban Kadriu, i propozuar si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Me tetë vota "për" Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve sot vendosi që Kuvendit t'i proozojë Alban Kadriun,  jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurispodencës nga Tetova, për anëtarë të ri në Këshillin Gjyqësor. Kadriu u propozua nga përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Kuvend, Bekim Qoku. 

Anëtarët e Komisionit nuk e pranuar propozimin e grupit të deputetëve të Frontit Evropian, që Arben Isaku që të jetë anëtarë i ri i Këshillit Gjyqësor, propozim i cili u elaborua nga koordinatorja Rina Ajdari.

Alban Kadriu, i cili është propozuar për anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e EJL-së, ku dhe magjistroi, punoi në Qeveri, ndërsa pastaj në MBP dhe në SPB Tetovë. Në biografinë e tij, të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, ai theksoi se si jurist deri më tani ka dhënë rezultate solide dhe se me përvojën e tij të mëparshme si jurist i plotëson kërkesat për anëtar të Këshillit Gjyqësor dhe se do të ndihmojë me sukses në zbatimin e reformave në gjyqësor. 

Dhjetë kanidatët janl paraqitur në shpalljen për anëtar të Këshillit Gjyqësor, dhe ato janë Fehim Stava, avokat nga Shkupi, Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Ganimete Bexheti Ismaili, e diplomuar për juriste me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gostivari, Feuzi Xhaferi, avokat nga fshati Çajlë Gostivar, Moni Avziji, jurist i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Palçishtëe poshtme, Bogovinë, Vedat Salihi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Haraçinë, Demir Hamiti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çajlanë, Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Sejfulla Osmani, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gostivari dhe Zoran Petkovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kratova.

Për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhet personi nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve, ish gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe juristëve të tjerë të shquar, i cili në momentin e publikimit të shpalljes është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jurist i diplomuar me të paktën 15 vjet përvojë pune në profesionin juridik, me provim të jurisprudencës të kaluar, dhe i cili gjatë ushtrimit të profesionit juridik është dalluar me punë shkencore ose profesionale, ose me veprimtarinë e tij publike, të mos jetë dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve gjatë ushtrimit të funksionit, ose për ndonjë vepër tjetër penale me dënim të pakushtëzuar me burg prej të paktën gjashtë muajsh që e bën të padenjë për ta ushtruar funksionin e anëtarit të Këshillit dhe të gëzojë reputacion dhe të posedojë integritet për ushtrimin e funksionit anëtar i Këshillit.

Për anëtar të Këshillit nuk mund të zgjidhet person që në momentin e publikimit të shpalljes ushtron funksion gjyqësor ose prokurorial, ose person që ka qenë i shkarkuar nga funksioni gjyqësor ose prokurorial, përveç nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procedurën e shkarkimit, as edhe personi që në katër vitet e fundit ka qenë deputet, anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose ka ushtruar funksion në një organ të një partie politike. Kandidati, ndër të tjera, duhet të dorëzojë një deklaratë personale të noterizuar që të vërtetojë se në momentin e publikimit të shpalljes nuk ushtron funksion gjyqësor ose prokurorial, ose nuk ka qenë i shkarkuar nga funksioni gjyqësor ose prokurorial, përveç nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procedurën e shkarkimit, si dhe që në katër vitet e fundit nuk ka qenë deputet, anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose nuk ka ushtruar funksion në një organ të një partie politike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR