• e premte, 25 tetor 2024

AI: Sulmi izraelit ndaj institucioneve financiare në Liban duhet të hetohet si krim lufte

AI: Sulmi izraelit ndaj institucioneve financiare në Liban duhet të hetohet si krim lufte

Bejrut, 22 tetor 2024 (MIA) – Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesti Interneshënëll” (AI) sot i kritikoi sulmet izraelite të kësaj jave ndaj filialeve të institucioneve financiare, kinse kanë lidhje me Hezbollahun libanez, duke vlerësuar se këto sulme “gjoja e shkelin të drejtën humanitare ndërkombëtare”. 

Amnesti tha se sulmi ndaj Al-Kard al – Hasan duhet të hetohet si krim lufte, sepse institucionet financiare konsiderohen si infrastrukturë civile në bazë të ligjeve të luftës, përveç nëse nuk shfrytëzohen për qëllime lufte. 

"Edhe nëse, siç pretendon ushtria izraelite, institucionet po ofrojnë fonde për Hezbollahun, kjo ndoshta nuk plotëson përkufizimin e një objektivi ushtarak, veçanërisht nëse degët u shërbejnë klientëve civilë," tha Erika Guevara Rosas, drejtoreshë e kërkimit e “Amnesti Interneshënëll”, për avokim, politika dhe fushata.

Të paktën 14 degë të Al – Kard al Hasan në Liban ishin goditur në sulmet izraelite natën mes të dielës dhe të hënës. 

Izraeli njoftoi se ajo bankë ishte shfrytëzuar për financimin e sulmeve të Hezbollahut dhe dha paralajmërime për evakuim para sulmeve ajrore. Shumi libanezë i ruajnë kursimet e tyre në atë institucion financiar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR