• e martë, 02 korrik 2024

Ahmeti: Të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt BE-së

Ahmeti: Të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt BE-së

Shkup, 8 maj 2024 (MIA)- Në një deklaratë për mediat pas procesit të votimit në Zajas, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të sotme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Më tej, ai uroi që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standardeve dhe të jetë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Ahmeti theksoi se është e rëndësishme të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit dhe të çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe dhe pa probleme me fqinjët.

“Është vullneti i lirë i qytetarëve të votojnë për kë zgjedhje duan ata. Uroj që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standardeve, të jenë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët, dhe të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit t’i çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe, për më shumë stabilitet, dhe pa probleme me fqinjët, kjo është ajo që dua të triumfojmë në zgjedhje”, ka thënë Ahmeti.

Ata që dinë mbi të drejtat ndërkombëtare por edhe vendore duhet ta kuptojnë që çështjet e mbyllura, apo më mirë të themi të mos preken plagët e vjetra, sepse dhembin më shumë se plagët e reja. Kështu që e ka pas shumë keq kandidatja për president, dhe unë besoj që nuk ka asnjë kandidat që e mbështet, po as që e voton, dhe as do të jetë i lumtur ndonjë shqiptar ta ketë për presidente. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe siguri, jo vetëm në vend por në të gjithë Ballkanin, ku më i nevojshëm është pajtimi sepse me të ecet përpara, tha ai.

“Kjo është filozofia jonë që ne e kemi instaluar, dhe ta afrojmë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të shohim të mos nxisim dhe as të lëndojmë me deklarata, dhe të rikthehet fushata nacionaliste sepse askush nga këto nuk përfiton, përgjegjësinë e kanë të gjitha palët, por në veçanti dy komunitetet më të mëdha, për ardhmërinë e vendit duhet të jemi të kujdesshëm nga të dyja palët”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm, dhe të dyja palët duhet të mendojnë se nesër do të duhet të punojë shteti për ardhmërinë dhe standardin jetësor, dhe për paqe, dhe jo me fraza patriotike dhe folkloriste. Vullneti i shqiptarëve është pakapërcyeshëm, ai që e do paqen dhe stabilitetin e respekton vullnetin.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR