• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri Durmishi realizoi takim me përfaqësuesit e OEMVP-së: Përmes bashkëpunimit të ngushtë me sektorin e biznesit, do të krijojmë bashkërisht politika për mbështetjen e kompaniv

Ministri Durmishi realizoi takim me përfaqësuesit e OEMVP-së: Përmes bashkëpunimit të ngushtë me sektorin e biznesit, do të krijojmë bashkërisht politika për mbështetjen e kompaniv

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot realizoi takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Mendi Qyra.

Siç informojnë nga Ministria, në takim morën pjesë edhe disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe përfaqësues të kompanive - anëtare të Odës.

Qëllimi i takimit, siç bëjnë të ditur, ishte njoftimi i parë i ministrit Durmishi me subjektet afariste anëtare të kësaj ode, si dhe prezantimi i masave, instrumenteve dhe aktiviteteve të parashikuara në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës deri në fund të vitit.

Durmishi theksoi në takim se fokusi kryesor i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani e tutje do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me sektorin e biznesit përmes të cilit do të krijohen politika të qarta për mbështetjen e kompanive.

Ministri porositi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të mbështesin të gjitha iniciativat që vijnë nga Odat ekonomike, iniciativa që do të nënkuptojnë përmirësimin e mjedisit ekonomik në shtet, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, respektivisht vlerën e shtuar në cilësinë e jetës së tyre.

Siç theksoi Durmishi, bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me përfaqësuesit e odave në të ardhmen do të zhvillohet në të gjitha fazat e hartimit të ligjeve, programeve, dokumenteve strategjike, etj. Ky bashkëpunim përfshin marrjen parasysh dhe përfshirjen e sugjerimeve, propozimeve dhe indikacioneve të tyre në të gjitha dokumentet dhe aktet ligjore që përpilohen.

Ministri Durmishi shfaqi shpresë dhe siguri se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim intensiv me bashkësinë e biznesit, meqë biznesi dhe ekonomia janë boshti kryesor lëvizës në funksionimin e një shteti.

Në diskutimin me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, u shkëmbyen mendime edhe për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit duke marrë parasysh zhvillimeve aktuale ekonomike dhe politike, si dhe për nevojën e përfshirje më të madhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore që prekin drejtpërdrejt sektorin e biznesit. fc/

Fotografia: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR