Agron Fazliji është zgjedhur përsëri kryetar i OZRMV-së
Kumanovë, 22 mars 2023 (MIA) - Oda e zejtarëve të Republikës së Maqedonisë (OZRMV) në në kuvendin zgjedhorë, ka rizgjedhur Agron Fazlijin për kryetar të Odës, kumtuan sot nga OZRMV-ja.
Kryetari Fazliji, në fjalimin e tij para anëtarëve dhe përfaqësuesve të organeve të tjera të Odës, tha se udhëheqjen e tij do ta bazojë në parimet dhe vlerat e OZRMV-së dhe në përputhje me misionin dhe vizionin e Odës për mbrojtjen dhe avancimin e anëtarëve të saj dhe vlerat artizanale. Kryetari i vjetër-i ri tha se në vitet e kaluara, zejtarët janë përballur me sfida nga kriza pandemike, ekonomike dhe energjetike.
"Përgjegjësia është e madhe sepse ne përfaqësojmë interesat e 25 mijë subjekteve. Në periudhën e ardhshme do të punohet në krijimin e kuadrove që mungojnë. Është koha që aktivitetet e vogla zejtare të zënë vendin e tyre në krijimin e politikave të reja ekonomike", thotë Fazliji.
Drejtoresha e OZRMV-së, Jelena Spasova, tha se do të përqendrohen në krijimin e dhjetë programeve të reja: automekanik, pastiçier, bukëpjekës, frizer, estetist, mjeshtër, punues të bizhuterisë nga filigrani, montues i elementeve të ndërtimit.
Në kuvendin, janë zgjedhur edhe kryetari dhe zëvendës-kryetari i kuvendit, nënkryetarët e bordit drejtues dhe organet mbikëqyrëse. ls/
Foto: OZRMV-së