Në Shkup dhe qytete të tjera sot në mëngjes bastisje lidhur me kontrabandimin e automjeteve luksoze
- Nën kryesimin e prokurorit publik nga Prokuroria themelore oublike Shkup prej sot në mëngjes po ndërmerren veprime për sigurimin e dëshmive në procedurën për vepra penale me kontrabandim të automjeteve luksoze nga jashtë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:31, 29 dhjetor, 2024
Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Nën kryesimin e prokurorit publik nga Prokuroria themelore oublike Shkup prej sot në mëngjes po ndërmerren veprime për sigurimin e dëshmive në procedurën për vepra penale me kontrabandim të automjeteve luksoze nga jashtë.
Siç informojnë nga Prokuroria, porkurori publik kompetent nga gjykatësi i procedurës paraprake siguroi urdhëresa për bastisje në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera.
Në mesin e të akuzuarve ka edhe persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj.
Bastisjet kryhen nga pjesëtarë të MPB-së, ndërsa për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës dhe për veprimet konkrete për të cilat ekzistojnë dyshime se i ka kryer secili nga personat e involvuar, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të tyre, theksojnë nga atje. ab/