• e mërkurë, 01 janar 2025

BDI: "Urime” VLEN-it për lirimin e të dënuarve për 27 Prillin dhe shpalljen e policit në Kumanovë të pafajshëm!

BDI:

Shkup, 29 dhjetor 2024

BDI dënon partitë e zgjedhura nga VMRO-DPMNE në qeveri të njohura si vlen, për lirimit të të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve. 

Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angellov - Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike. 

Urime gjithashtu për shpalljen si hero të policit që përdhosi flamurin shqiptar, një tjetër shembull i qartë i përbuzjes ndaj simbolikës dhe dinjitetit të shqiptarëve nga VLEN. 

Pas këtyre veprimeve, është e natyrshme që VLEN të shpallë edhe ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev “Biznesmeni i Vitit,” jo se është në listë të zezë, por si mentor dhe aleat i padronit të tyre në qeveri. 

BDI nuk do të heshtë për këto akte që minojnë drejtësinë dhe dëmtojnë të drejtat e shqiptarëve. 

U bëjmë thirrje qytetarëve të refuzojnë këto politika destruktive që rrezikojnë paqen dhe barazinë. 

BDI – gjithmonë në mbrojtje të drejtësisë, barazisë dhe popullit!

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR