• e premte, 03 janar 2025

Mickoski për integrimin në BE: Nuk jam aventurier, derisa unë e udhëheq Qeverinë, ndryshime të tilla të konceptuara kushtetuese nuk do të ketë

Mickoski për integrimin në BE: Nuk jam aventurier, derisa unë e udhëheq Qeverinë, ndryshime të tilla të konceptuara kushtetuese nuk do të ketë

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti qëndrimin se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë pa garanci të marra nga Brukseli, gjegjësisht, siç tha, përgatitja bashkërisht e një plani të qartë se nuk do të ketë më tej bilateralizim të procesit të anëtarësimit.

"Pres që dosja e Maqedonisë më në fund në Bruksel do të marrë dritë, dhe pres që të ulemi së bashku me njerëzit në Bruksel të bisedojmë dhe të bëjmë plan dhe skenarë se si deri në fund, dhe jo vetëm për një apo dy pengesat. Dua të shoh një plan në të cilin do të marrim pjesë aktive për të arritur deri në fund. Kuptohet, askush nuk mundet neve të na garantojë se do të vijmë gjatë një periudhe kohore, por mund të na garantoj se nuk kemi më shumë probleme me çështjet dypalëshe. Sepse ne nuk kemi lëvizur asnjë milimetër në këto 20 vite, për shkak të çështjeve dypalëshe. Jo se jemi të shkëlqyer në shtëpi, por ka shumë shtete anëtare që nuk kanë shkëlqyer që kur janë bërë shtete anëtare. Të jem më i drejtpërdrejtë, jo çdoherë bëhet fjalë për grupe dhe kapituj, por ka edhe vullnet dhe vendim politik. Është e qartë se për dosjen e Maqedonisë nuk ka pasur një vullnet dhe vendim të tillë politik në 20 vitet e fundit. Kjo është një rrugë me dy kahe, ne jemi gati ta udhëheqim drejtimin tonë, por a është me të vërtetë i gatshëm Brukseli që ata të udhëheqin drejtimin e tyre - jo në mënyrë deklarative, duke mos përkëdhelur mbi supe, duke mos dërguar mesazhe, le të ulemi dhe të bëjmë një plan të qartë. Ja këtë e pres nga Brukseli", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët në qendrën mediatike qeveritare me ministren Vesna Janevska. 

Në pyetjen shtesë se nga Brukseli po insistohet në ndryshime kushtetuese për vazhdimin e rrugës evropiane dhe në deklaratën e kryeparlamentarit Afrim Gashi se kjo kërkon vullnet politik nga partia më e madhe në pushtet, Mickoski konfirmoi se derisa ai e udhëheqë Qeverinë dhe është në krye të VMRO-DPMNE-s ndryshime në Kushtetutë nuk do te ketë, pa garancitë e marra nga BE-ja. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR