• e premte, 03 janar 2025

Presidentja Siljanovska- Davkova me rastin e festave të fundvitit fal shtatë të dënuar

Presidentja Siljanovska- Davkova me rastin e festave të fundvitit fal shtatë të dënuar

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar, prej të cilëve njëri plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR