Fillon fushata "Mbështetje për familjet përkujdesëse"
- Fushata nacionale "Mbështetje për familjet përkujdesëse" fillon sot prej orës 11 në Qendrën VERO.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:36, 29 dhjetor, 2024
Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Fushata nacionale "Mbështetje për familjet përkujdesëse" fillon sot prej orës 11 në Qendrën VERO.
Fushata ka për qëllim t'u shprehë mirënjohje familjeve përkujdesëse dhe qendrave për persona me aftësi të kufizuara, si dhe të mundësojë ndihmë dhe ndryshime në jetët e fëmijëve të cilëve u nevojitet më së shumti.
Në ngjarje do të marrin pjesë Gjoko Vellkovski, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale dhe Petar Denkovski, drejtor i VERO-s.
Fushata zbatohet nën platformën "VERO për ty" në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. ab/
Fotо: МIА arkivi