• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ageler: Urime për Shekerinskën zëvendëssekretaren e përgjithshme të ardhshme të NATO-s dhe kryeministrin Mickoski dhe Qeverinë që e mbështetën kandidaturën e saj

Ageler: Urime për Shekerinskën zëvendëssekretaren e përgjithshme të ardhshme të NATO-s dhe kryeministrin Mickoski dhe Qeverinë që e mbështetën kandidaturën e saj

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) – Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler dërgoi urime për zgjedhjen e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.

“Urime për Radmilla Shekerinskën zëvendëssekretaren e përgjithshme të ardhshme të NATO-s, si dhe për kryeministrin Hristian Mickoski dhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që e mbështetën kandidaturën e saj. Dëshmi e fuqishme për profesionalizmin dhe përvojën e Shekerinskës dhe rolin e Maqedonisë si aleate e çmuar e NATO-s dhe partnere e SHBA-së”, shkroi Ageler në rrjetin X.

Zgjedhjen e Shekerinskës për këtë funksion paraprakisht e uruan edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili theksoi se me përvojën e saj shumëvjeçare, përkushtimin dhe profesionalizmin do të merret me sfidat më të mëdha të cilat i ka para. 

Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk shkroi se zgjedhja e saj “njëkohësisht është edhe sukses i madh për vendin tonë, konfirmim i rolit tonë të rëndësishëm në aleancën e NATO-s”. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute vendosi që ta emërojë Radmilla Shekerinskën zëvendëse të ardhshme të tij. 

"Jam i lumtur që mund ta shpall emërimin e Radmilla Shekerinskës zëvendëssekretare e përgjithshme e ardhshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di se çfarë pune duhet për t'u anëtarësuar në NATO dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Me padurim pres të punoj me të sapo ta marrë këtë rol vital",  thekson Rute në kumtesën e postuar në faqen e internetit të Aleancës. 

 Theksohet edhe se Radmilla Shekerinska ka qenë më parë zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe para hyrjes së vendit në NATO në vitin 2020.

 Shekerinska duhet të marrë funksionin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s deri në fund të vitit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, Platforma X

 

QËNDRONI TË LIDHUR